Shpërthimi në Athinë me 4 të plagosur, shpallet në kërkim shqiptari

Facebook
WhatsApp

Hetuesit dyshojnë se ai u largua nga zona pas ngjarjes, duke lënë në banesë telefonat e tij celularë. Sipas raportimeve, shqiptari u kthye më vonë për të marrë disa sende personale dhe më pas u largua sërish.

Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim një shtetas shqiptar, të dyshuar për lidhje me shpërthimin e 21 tetorit në lagjen Kolonos të Athinës, ku mbetën të plagosur katër persona, mes tyre dy efektivë policie.

Sipas gazetës greke Kathimerini, ngjarja ndodhi pasi banorët e një pallati njoftuan policinë për një çantë të dyshimtë. Gjatë kontrollit, një prej efektivëve dyshohet se aktivizoi aksidentalisht mekanizmin e një pajisjeje shpërthyese që ndodhej brenda saj.

Shpërthimi plagosi dy policë dhe dy civilë. Njëri prej efektivëve pësoi dëmtime të rënda në dorë dhe në sy.

Gjatë ekzaminimit të çantës, hetuesit gjetën heroinë, një peshore dhe një pajisje shpërthyese artizanale me fuqi të ulët. Autoritetet po shqyrtojnë lidhjen e mundshme të ngjarjes me trafikun e lëndëve narkotike.

Në qendër të hetimeve ndodhet një shtetas shqiptar, i cili, sipas mediave greke, jetonte me qira në pallatin ku ndodhi shpërthimi.

Hetuesit dyshojnë se ai u largua nga zona pas ngjarjes, duke lënë në banesë telefonat e tij celularë. Sipas raportimeve, shqiptari u kthye më vonë për të marrë disa sende personale dhe më pas u largua sërish.

Mediat greke raportojnë se autoritetet e kishin dënuar në vitin 2008 për trafikimin e 100 gramëve kokainë, ndërsa ai kishte dalë nga burgu në shtator.

Policia greke nuk e ka bërë publik identitetin e plotë të të dyshuarit dhe vijon kërkimet për lokalizimin e tij.

Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të përcaktuar origjinën e pajisjes shpërthyese, qëllimin e vendosjes së saj në çantë dhe rolin e mundshëm të shtetasit shqiptar në këtë ngjarje.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick