Shpërthimi në Moskë, shënjestra dyshohet se ishte ky gjeneral rus

Facebook
WhatsApp

Bomba artizanale, e cila thuhet se ishte e mbushur me sfera metalike për të rritur fuqinë shkatërruese, dyshohet se u soll në restorant nga një grua si një dhuratë e rreme. Mes viktimave ishte edhe dhëndri i gjeneralit.

Gjenerali rus Aleksandër Çajko dyshohet se ishte objektivi i sulmit me bombë në një restorant në Moskë, ku humbën jetën pesë persona dhe u plagosën 19 të tjerë. Sipas mediave të huaja, Çajko po festonte 55-vjetorin e lindjes në restorantin Balzi Rossi, i cili ndodhet vetëm disa qindra metra larg Kremlinit.

Bomba artizanale, e cila thuhet se ishte e mbushur me sfera metalike për të rritur fuqinë shkatërruese, dyshohet se u soll në restorant nga një grua si një dhuratë e rreme. Pajisja shpërtheu pasi u identifikua brenda ambienteve të lokalit, ndërsa gruaja humbi jetën në vend.

Në festën, e cila sipas mediave kishte një kosto prej mijëra eurosh, merrnin pjesë politikanë rusë, oficerë të lartë ushtarakë dhe përfaqësues të shërbimeve sekrete.

Mes pesë viktimave është edhe dhëndri i gjeneralit, 27-vjeçari Danil Perendri, ish-lojtar profesionist i hokejit mbi akull. Ndërkohë, vajza 25-vjeçare e gjeneralit, Maria Perendri, është mes 19 të plagosurve dhe raportohet se ka pësuar lëndime të rënda në kokë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick