Skafi në flakë, shpëtohen në kohë 4 turistët gjermanë (video)

Facebook
WhatsApp

Fatmirësisht turistët nuk u lënduan dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia kufitare dhe njësia policore detare në Ksamil iu erdhën në ndihmë 4 shtetasve gjermanë pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët.

Përmes një njoftimi për mediat policia bëri me dije se ‘pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, në Ksamil, një mjet lundrues ishte përfshirë nga flakët në pjesën e brendshme të tij, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat ndodheshin në zonë, janë nisur drejt vendngjarjes.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të Policisë, u lokalizua mjeti lundrues dhe 4 shtetasit gjermanë që ndodheshin në bordin e tij u evakuuan dhe u transportuan me mjetin e Policisë, drejt bregut. 4 shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime fizike’.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick