Skandali i SHISH\ S’ka debat në Kuvend, rrëzohet kerkesa e PD

Facebook
WhatsApp

Taulant Balla, në emër të grupit parlamentar të PS, e ka refuzuar me argumentin se çështja është në duart e SPAK, dhe se llogaria që Vlora Hyseni ka për t’i dhënë drejtësisë, nuk ka lidhje me shtetin apo qeverinë.

Opozita e mazhoranca nuk arritën një dakordësi për mocioni me debat në Kuvend të kërkuar nga Partia Demokratike lidhur me skandalin që ka prekur Shërbimin Informativ Shtetëror, konkretisht ish-drejtuesen Vlora Hyseni. Tashmë kërkesa do të votohet në seancën e radhës parlamentare.

PD kërkoi zhvillimin e debatit për shqyrtimin e përgjegjësive institucionale për emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Taulant Balla, në emër të grupit parlamentar të PS, e ka refuzuar me argumentin se çështja është në duart e SPAK, dhe se llogaria që Vlora Hyseni ka për t’i dhënë drejtësisë, nuk ka lidhje me shtetin apo qeverinë.

“Lidhur me hetimet mbi ish-drejtoren e Shërbimit Informativ ne presim që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund nga SPAK, të cilët duhen lënë të bëjnë punën e tyre pa asnjë ndërhyrje apo mbivendosje, përmes procesit të pavarur të hetimit dhe të gjykimit. Rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik….

Pafajësia ose fajësia e një zyrtari, edhe pse i propozuar, mbështetur apo votuar prej nesh, i vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.”, tha ndër të tjera Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, e ka kundërshtuar Ballën duke thënë se kërkesa e opozitës nuk ka të bëjë me punën e prokurorisë por ka të bëjë me aspektin politik dhe përgjegjësinë politike që duhet të ketë kryeministri.

Për këtë arsye ka theksuar se kryeministri Rama duhet që të jetë prezent në seancat, në seancën plenare për të diskutuar dhe për të zhvilluar pikërisht mocionin me debat se si është emëruar Vlora Hyseni në krye të SHISH, si e ka ushtruar ajo detyrën e saj dhe se si e morën vendimin për ta shkarkuar, por gjithashtu dhe për të pasur edhe një panoramë më konkrete se çfarë masash janë marrë nga ana e institucioneve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick