Skandali i videove erotike, ja çfarë mendon Frederik Ndoci

Facebook
WhatsApp

Në reagimin e tij, këngëtari është ndalur edhe te marrëdhëniet në çift dhe tradhtia, duke theksuar se në këto situata përfshihen dy persona.

Këngëtari Frederik Ndoci ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e 50 orëve të fundit, siç i quan ai, duke e përqendruar postimin e tij te morali, marrëdhëniet në çift, tradhtia dhe mënyra se si njeriu përballet me tundimet e jetës.

Përmes një postimi në Facebook, Ndoci i është referuar Jesu Krishtit dhe shprehjes: “Kush është sinqerisht i pamëkat, të gjuajë gurin i pari”, duke përcjellë një mesazh mbi gjykimin dhe mëkatin.

Në reagimin e tij, këngëtari është ndalur edhe te marrëdhëniet në çift dhe tradhtia, duke theksuar se në këto situata përfshihen dy persona.

Postimi i Frederik Ndocit vjen në një kohë kur debati publik është përqendruar te çështja e videove intime të artistëve dhe reagimet që kanë pasuar publikimin dhe shpërndarjen e tyre në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i këngëtarit:

Në ndotjen e ajrit të 50 orëve të fundit, më kujtohet Jezu Krishti kur u del përpara burrave me gur në duar që do mbytnin Maria Magdalenën.

Ai u tha: – “Kush është sinqerisht i pa mëkat, të gjuajë gurin i pari!”

Burrat ulën kokën dhe pasi hodhën gurët përdhe, u kthyen nga kishin ardhur.

Gjithsecili ka një moral karakteri dhe një shfaqjeje, sepse jeta të dikton të dytin, ndërsa formimi dhe ndërgjegjja të parin, moralin që vërtet e ke.

Kam lexuar diku se më mirë të kesh 100 divorce se sa një tradhti.

Por mos të harrojmë se tradhtitë janë në çift, pra nga dy vetë.

Flirtet absolutisht që janë tradhti, pavarësisht peshës së tyre abstrakte, dhe shpesh bëhen shkak dominimi që mposht edhe stoicizmin karakterial të formimit dhe ndërgjegjes personale.

Jeta të ofron të gjitha, por të gjitha, edhe pse janë tunduese.

Sipas formimit që posedon, nuk të dobësojnë, por të bëjnë edhe më të ndërgjegjshëm të jesh ai që e meriton ta shkruajnë në pllakën e varrit një ditë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick