Skandali\Faqja serbe spiunon bazat ushtarake në Kuçovë dhe Bizë!

Facebook
WhatsApp

Shala e konsideron këtë pjesë të një përpjekjeje më të gjerë për monitorimin e ushtrisë shqiptare, ndërsa përmend edhe qëndrimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ndaj bashkëpunimit të mbrojtjes mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

Analisti i sigurisë Drizan Shala ka ngritur shqetësimin për monitorimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga një llogari serbe në rrjetin social X (Twitter).

Në një analizë, Shala shkruan se më 2 tetor llogaria “Dunav Intel”, e cila publikon materiale me shkrime cirilike serbe, shpërndau pamje të Forcave të Armatosura në poligonin e Bizës, duke i cilësuar si ekskluzive.

Në fotografi shfaqen çadrat, mjetet taktike dhe kazermat e poligonit, ndërsa sipas Shalës, llogaria pretendon se e monitoron Bizën prej më shumë se dy vitesh. Ajo ndjek gjithashtu fluturimet e dronëve Bayraktar shqiptarë nga baza e Kuçovës, duke identifikuar lëvizjet përmes kodeve të transponderëve.

Shala e konsideron këtë pjesë të një përpjekjeje më të gjerë për monitorimin e ushtrisë shqiptare, ndërsa përmend edhe qëndrimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ndaj bashkëpunimit të mbrojtjes mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes, problemi është i vazhdueshëm dhe Shqipëria nuk disponon kapacitete të mjaftueshme antidron për t’u përballur me këto kërcënime.

Analiza e lidh këtë situatë edhe me hetimin e SPAK në Ministrinë e Mbrojtjes, ku po shqyrtohet një blerje për sisteme antidron. Megjithatë, botimi sqaron se ky informacion nuk buron nga dosja hetimore.

Shala kërkon që dokumentet e hetimit të trajtohen nën sekretin hetimor dhe që të zbardhet edhe burimi i rrjedhjeve të informacionit. Ai thekson se nuk pretendon një koordinim mes llogarisë serbe, hetimit dhe rrjedhjeve mediatike, por e përmbyll analizën me paralajmërimin: “Punën e armikut po e bëjmë vetë.”

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick