Socialistët nuk votojnë përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës

Facebook
WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, ka kërkuar një proces të kujdesshëm përzgjedhjeje për kandidatët për kryetarë bashkie, duke pohuar se drejtuesit vendorë duhet të jenë pranë komuniteteve dhe jo ta ushtrojnë funksionin e tyre nga Tirana.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka dhënë detaje për vendimet e marra në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila përfundoi pas diskutimeve me dyer të mbyllura.

Në një prononcim për mediat, Klosi tha se mbledhja ishte pjesë e kalendarit të rregullt të Asamblesë dhe se fokusi kryesor ishte përgatitja për zgjedhjet e ardhshme.

Ai bëri të ditur se PS do të hapë forumet e saj për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, ndërsa puna do të shtrihet në mënyrë të strukturuar në çdo qendër urbane dhe rurale.

Sipas Klosit, në këto forume do të evidentohen problematikat dhe çështjet që kërkojnë zgjidhje, me qëllim që propozimet e partisë të reflektohen në garën e ardhshme elektorale dhe në drejtimin e bashkive.

Një prej zhvillimeve të bëra publike lidhet me organizimin e PS-së në Tiranë. Klosi njoftoi se drejtimi politik dhe organizativ i partisë në kryeqytet do t’u besohet dy bashkëkryetarëve, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ndërsa drejtimin e Bashkisë së Tiranës do ta marrë Ogerta Manastirliu.

Ai theksoi se organizimi partiak do të mbetet i pandryshuar në strukturë, pavarësisht ndryshimeve në drejtimin e bashkive.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e përjashtimit të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste, Klosi nuk pranoi të komentonte, duke i cilësuar këto si çështje të brendshme të partisë.

“Duhet të jeni pjesë e forumeve që të merrni informacion për gjërat tona të brendshme”, u shpreh ai, duke konfirmuar se Spiropali mbetet pjesë e PS.

Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën për hedhjen në votë për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.

Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, që po vijon me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalëzit, Xhafaj ka kërkuar që ndaj tyre të mos merret masa ekstreme e përjashtimit nga partia. “Të jetë ditë e parë për të gjithë. Të merren masa, por jo të përjashtohen”, është shprehur Xhafaj.

Nga ana tjeter, kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ka paraqitur disa kërkesa për organizimin e partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, me synimin për të siguruar një rezultat sa më të mirë edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2029.

Në këtë mënyra Balla ka kërkuar një proces të kujdesshëm përzgjedhjeje për kandidatët për kryetarë bashkie, duke pohuar se drejtuesit vendorë duhet të jenë pranë komuniteteve dhe jo ta ushtrojnë funksionin e tyre nga Tirana. Ai kërkoi gjithashtu më shumë organizim në betejën digjitale dhe vendosi si objektiv fitoren në 46 bashkitë e vendit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick