Spiropali Ramës: “Ose ndrysho modelin e qeverisjes, ose ik”

Facebook
WhatsApp

Elisa Spiropali ka dalë paraditen e sotme në një konferencë për mediat pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Pasi i kërkoi kryeministrit dhe kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, që të hapë garën për kryetar të partisë pas 17 vitesh, pasi ajo dhe të tjerë mund të kandidojnë, Spiropali i kërkoi Ramës të ndryshojë modelin e qeverisjes ose të largohet.

“Ose ndrysho mënyrën e qeverisjes dhe të mbajë përgjegjësi, ose të ikë nga ai institucion, nuk bëhet kjo as me propagandë, as me pasqyra, as duke normalizuar arrogancën aty. Unë do të shkoj në Kuvendin e Shqipërisë dhe në çdo organizatë të PS që nuk ndihen sot të përfaqësuar në PS. Raporti personal, e kam thënë që unë nuk e hedh poshtë Edi Ramën, të ngrihet në lartësinë e kohës dhe sot menaxhohet vetëm pushteti, jo qeverisja.

Ky model nuk na çon atje ku duhet, e kam nga analizat nga takimet. Forca nuk është asgjë tjetër, veçse e drejta, edhe e një njeriu që qëndron në rrugë. Kjo është një betejë për demokracinë, Shqipërinë dhe Evropën. Do takojmë këdo, të majtë e të djathtë, ata që nuk ndihen të përfaqësuar. Unë i kam dyert e hapura”, tha mes të tjerash Spiropali.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick