Strategjia e re e BE-së: Anëtarët e rinj pa të drejtë vetoje

Facebook
WhatsApp

Në bazë të ndryshimeve, vendet e ardhshme anëtare te BE-së nuk do të kishin mundësi të bllokonin vendimet brenda BE-së gjatë viteve të para të anëtarësimit.

Komisioni Evropian do të prezantojë dhe miratojë më 7 tetor një strategji të re që parashikon kufizim të drejtash për anëtarët e rinj të Unionit, por edhe heqjen e vetos duke kaluar në vendimmarrje me shumicë të cilësuar për një sërë fushash, përfshirë edhe zgjerimin.

Qëllimi, sipas Radios Evropa e lirë që ka zbuluar detajet është që përfshirja e vendeve të reja në Union të mos e vështirësojë edhe më tej vendimmarrjen brenda Bllokut.

Në bazë të ndryshimeve, vendet e ardhshme anëtare te BE-së nuk do të kishin mundësi të bllokonin vendimet brenda BE-së gjatë viteve të para të anëtarësimit.

Ata duhet të zotohen të mos bllokojnë vendimet e Këshillit që kërkojnë unanimitet. Në këmbim komisioni do të angazhohet të gjejë zgjidhje të çështjeve që anëtarët e rinj i konsiderojnë si interesa kombëtare.

Një tjetër ndryshim u jep të drejtë anëtarëve ekzistues të BE-së të mund të marrin masa nëse anëtarët e rinj devijojnë nga detyrimet e marra përsipër.

Kjo do të ndodhë në rast se mangësitë në sundimin e ligjit rrezikojnë menaxhimin financiar të buxhetit të BE-së. Në rast të shkeljeve të rënda mund të shkohet deri në pezullim të përkohshëm të disa të drejtave që rrjedhin nga anëtarësimi. Anëtarët e rinj nuk do të kenë automatikisht as komisionerët e tyre në Komisionin Europian.

Pak ditë më parë e përditshmja Politiko raportoi nga burime të saj në Bruksel se BE-ja po harton një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë që konsiderohen, vendet më pranë anëtarësimit.

Drafti do të ketë detyra dhe afate të qarta deri në bashkimin me unionin.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick