Stuhia godet Elbasanin dhe Korçën, përmbytje në disa zona

Facebook
WhatsApp

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga meteorologët dhe specialistët e emergjencave civile, një stuhi e fortë përfshiu disa qytete të vendit. 

Një stuhi e pazakontë me shi të rrëmbyeshëm, breshër dhe erë të fortë ka goditur Elbasanin, duke shkaktuar probleme në disa rrugë të qytetit. Në Elbasan reshjet e dendura kanë zgjatur për rreth 40 minuta, duke krijuar një shtresë të bardhë mbi rrugë dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Emergjencat raportojnë 40 mm shi e breshër për 38 minuta. Disa bodrume u përfshinë nga uji ndërsa menjëherë ndërhynë ekipet zjarrfikëse. Po ashtu në qytet disa pemë u rrëzuan pa shkaktuar dëme. Sipas raportimeve stuhia përfshiu fshatrat përreth, por edhe bashkinë e Librazhdit dhe Prrenjasit.

Në Korçë e rrethina po ashtu u regjistruar reshje të dendura breshëri dhe stuhi e shoqëruar me erë të fortë e cila zgjati vetëm pak minuta. Pas përfundimit të stuhisë, pritet të bëhet një vlerësim për dëme të mundshme materiale apo pasoja në kulturat bujqësore të zonës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak kishte paralajmëruar më herët se vendi do të ndikohej nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas parashikimit, gjatë mesditës dhe pasdites priten reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata afatshkurtra, shkarkesa elektrike dhe breshër, kryesisht në veri dhe lindje të territorit.

Ndërkohë, për shkak të përkeqësimit të motit në det, Kapiteneritë e Porteve Vlorë dhe Sarandë kanë ndaluar daljen në det të hapur për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit deri në orën 06:00 të 25 korrikut. Kufizimi prek mjetet që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës, si edhe në zonat Dhërmi–Himarë, Borsh dhe Ksamil, ku parashikohen erëra të forta dhe dallgë deri në 3.5 metra.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick