Sulmet Rusi-Ukrainë, Zelensky: Gati për negociata me Putinin

Facebook
WhatsApp

Një sulm me dronë ka shkaktuar zjarr në zonën portuale të Ust-Lugës, në Detin Baltik, në veriperëndim të Rusisë. Porti përbën një nga qendrat kryesore të eksportit të naftës në pjesën perëndimore të vendit dhe ka qenë vazhdimisht objektiv i sulmeve ukrainase.

Guvernatori i rajonit të Leningradit, Aleksandr Drozdenko, njoftoi për sulmin përmes një postimi në Telegram. Ai raportoi gjithashtu se sulmi kishte shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në një central.

Sipas autoriteteve ruse, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 146 dronë mbi rajonin e Leningradit, ku ndodhen një rafineri e rëndësishme nafte dhe qyteti i Shën Petersburgut, vendlindja e presidentit rus Vladimir Putin.

Ndërkohë, në Ukrainë, një pjesë e qytetit të Kryvyi Rihut, një qendër e rëndësishme industriale dhe vendlindja e presidentit Volodymyr Zelensky, mbeti pa energji elektrike pas një sulmi me dronë.

Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin një tjetër nismë diplomatike për arritjen e paqes. Në Abu Dhabi po zhvillohen bisedimet e para mes Rusisë dhe Ukrainës pas nëntë muajsh, të cilat pritet të vijojnë edhe gjatë paradites.

Zelensky kundërshton pretendimet ruse për kontrollin e territoreve në Donbas

overlay-clevercloseLogo
Nga Kopenhaga, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se përfaqësues të ushtrisë dhe shërbimeve ruse të inteligjencës kishin paraqitur, gjatë bisedimeve në Abu Dhabi, pretendime të pavërteta lidhur me situatën në front dhe kontrollin e territoreve në Donbas që mbeten nën administrimin ukrainas.

Ai u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin duket se po jeton në një realitet tjetër, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ndërmjetësojnë për t’i dhënë fund luftës.

Sipas gazetës Kyiv Post, presidenti ukrainas hodhi poshtë pretendimet territoriale të Moskës, kërkoi që Uashingtoni të shtojë presionin ndaj Rusisë dhe shprehu gatishmërinë për të negociuar drejtpërdrejt me Putinin.

Zelensky bëri të ditur se përfaqësuesit rusë të ushtrisë dhe inteligjencës kishin pretenduar se kontrollonin rreth gjysmën e territorit të Donbasit që aktualisht mbetet nën kontrollin e Ukrainës.

Sipas tij, këto deklarata i habitën negociatorët ukrainas, të cilët iu përgjigjën delegacionit rus duke paraqitur pamje filmike dhe fotografi për të dëshmuar situatën reale në terren.

“Besoj se Putini jeton në një lloj flluske tjetër informative. Ai jeton në një realitet tjetër”, deklaroi Zelensky.

Presidenti ukrainas shtoi se Putini u kishte thënë gjithashtu negociatorëve amerikanë se Rusia ishte në gjendje të pushtonte territoret e mbetura të Ukrainës lindore brenda pak muajsh.

“Por kjo nuk është e vërtetë. Gjërat nuk qëndrojnë kështu”, theksoi Zelensky.

Ai shtoi se përfaqësuesit amerikanë kishin konfirmuar vlerësimet e Kievit mbi situatën në front, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm për ecurinë e negociatave.

Zelensky shpreh gatishmërinë për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin
Pavarësisht mosmarrëveshjeve mbi kontrollin e territoreve, Zelensky deklaroi se është i gatshëm të diskutojë drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane.

“Pikërisht për këtë arsye jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë për territoret”, u shpreh presidenti ukrainas.

Ai theksoi se diskutimet për çështjet territoriale duhet të zhvillohen në nivelin e liderëve shtetërorë, pasi kërkojnë një vlerësim të qartë të situatës në terren dhe të kontrollit real mbi territoret në diskutim.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick