Sulmi ndaj luftanijes ruse, MPJ: Droni nuk u nis nga Shqipëria!

Facebook
WhatsApp

Reagimi i Tiranës vjen pas raportimeve se korveta ruse me raketa “Merkury” është goditur nga një sulm i dyshuar me dronë detarë në portin e Bengazit, në rajonin lindor të Libisë, Cyrenaica.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka reaguar pas raportimeve të pakonfirmuara në mediet ndërkombëtare se një dron detar, i cili goditi një korvetë ruse në portin e Bengazit në Libi, ishte nisur nga territori shqiptar.

Përmes një reagimi zyrtar, Ministria i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta, duke theksuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë përfshirje në këtë ngjarje dhe se as territori shqiptar nuk është përdorur për një operacion të tillë.

Institucioni i diplomacisë shqiptare u ka bërë thirrje medieve dhe publikimeve që kanë shpërndarë këtë informacion ta korrigjojnë atë, duke kërkuar kujdes dhe saktësi në raportimin e çështjeve të ndjeshme që lidhen me sigurinë dhe zhvillimet ndërkombëtare.

Reagimi i Tiranës vjen pas raportimeve se korveta ruse me raketa “Merkury” është goditur nga një sulm i dyshuar me dronë detarë në portin e Bengazit, në rajonin lindor të Libisë, Cyrenaica.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, shpërthimi dhe zjarri në bordin e anijes shkaktuan dëme të rënda. Ndërkohë, imazhet satelitore kanë treguar se anija është përmbysur dhe ka pësuar fundosje të konsiderueshme.

Përgjegjësia për sulmin nuk është marrë zyrtarisht nga asnjë palë, ndërsa autoritetet libiane kanë njoftuar nisjen e hetimeve për të zbardhur rrethanat dhe origjinën e sulmit.

Njoftimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë dijeni për raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar.

Raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet. Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë.

I hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme. U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur dhe përgjegjshmëri kur raportojnë për çështje të një ndjeshmërie të tillë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick