Për presidentin ukrainas, rëndësi nuk do të ketë ajo që dy liderët do t’i thonë njëri-tjetrit, por ajo që mund të dalë konkretisht nga takimi. Zelensky dhe Putin nuk janë takuar personalisht që prej nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës në shkurt 2022.
Pas më shumë se katër vitesh pa një takim ballë për ballë me Vladimir Putinin, Volodymyr Zelensky thotë se është gati të ulet sërish përballë presidentit rus – këtë herë në Miami.
Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle, presidenti ukrainas e pranoi menjëherë mundësinë e një takimi në kuadër të samitit të G20-ës, nëse Putin vendos të marrë pjesë.
“Po, sigurisht. Duhet të shkojmë. Duhet të takohemi, të flasim dhe të marrim vendime”, deklaroi Zelensky.
Për presidentin ukrainas, megjithatë, rëndësi nuk do të ketë ajo që dy liderët do t’i thonë njëri-tjetrit, por ajo që mund të dalë konkretisht nga takimi.
“Nuk bëhet fjalë për fjalët. Çfarë do t’i them unë atij apo çfarë dëshiron ai të më thotë, nuk ka rëndësi. Rezultatet kanë rëndësi. Kaq”, tha Zelensky.
Zelensky dhe Putin nuk janë takuar personalisht që prej nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës në shkurt 2022.
Kremlini deri tani nuk ka bërë të ditur nëse Putin do të udhëtojë në Miami. Presidenti rus nuk ka marrë pjesë personalisht në një samit të G20-ës që prej vitit 2019.
Muajin e kaluar, ministri rus i Financave, Anton Siluanov, u ftua nga Shtetet e Bashkuara në një takim të vendeve të G20 në Karolinën e Veriut, një lëvizje që shkaktoi pakënaqësi mes zyrtarëve evropianë.









