Në fokus të takimit ka qenë komunikimi i masave financiare me strukturat e Partisë Socialiste dhe qytetarët në qarqe.
Kanë dalë detaje nga takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi paraditen e sotme me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në Kryeministri.
Mbledhja ka zgjatur rreth një orë e 30 minuta dhe është përqendruar te projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa fiskale që do ta shoqërojë.
Gjatë diskutimeve, Rama u ka kërkuar ministrave dhe drejtuesve politikë të organizojnë takime me strukturat e Partisë Socialiste në qarqe, për të shpjeguar masat dhe parashikimet që përmbajnë dy dokumentet financiare.
Kryeministri ka kërkuar gjithashtu që përfaqësuesit e qeverisë dhe drejtuesit politikë të komunikojnë drejtpërdrejt me qytetarët, duke i informuar për përmbajtjen e projektbuxhetit dhe ndryshimet që parashikon paketa fiskale për vitin e ardhshëm.
“Zhvilloni takime me strukturat e Partisë Socialiste në bazë dhe me qytetarët në qarqe. Shpjegoni masat dhe parashikimet e projektbuxhetit të vitit 2027 dhe të paketës fiskale, në mënyrë që të gjithë të njihen me përmbajtjen e tyre.”- mësohet të jetë shprehur Rama.
Takimi është zhvilluar ndërsa në Tiranë vijojnë protestat studentore, të cilat këtë të premte kanë hyrë në ditën e 18-të.
Pas përfundimit të mbledhjes, nuk janë bërë publike vendime të tjera









