Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, burri vret gruan

Facebook
WhatsApp

Pak më herët një person ka mbetur i plagosur rëndë me thikë pas një sherri të ndodhur në afërsi të shkollës “Demokracia” në qytetin e Korçës.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën. Raportohet se një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj, ndërsa ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Unazës Perëndimore të qytetit.

Sipas raportimeve të para, viktima është Bardhe Ziqi. Autori i dyshuar i krimit Shtjefen Ziqi është vetëdorëzuar në Polici së bashku me armën e krimit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në vrasjen e gruas.

Më herët një person ka mbetur i plagosur rëndë me thikë pas një sherri të ndodhur në afërsi të shkollës “Demokracia” në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa gjatë sherrit është përdorur një mjet prerës.

Si pasojë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Paraprakisht, bëhet me dije se një person i identifikuar si Gëzim Ramka 54 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë në qafë Rigels Janaqin 40 vjeç.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick