Gjatë tubimit, qytetarët shprehën shqetësimin se riorganizimi territorial mund të çojë në margjinalizimin e Patosit dhe të përshpejtojë shpopullimin e zonës. Ata i bënë thirrje institucioneve që të dëgjojnë zërin e tyre dhe të marrin parasysh interesat e komunitetit përpara se të miratohet çdo ndryshim në hartën administrative.
Qindra banorë të Patosit dolën sot në protestë për të kundërshtuar ndryshimet e parashikuara në kuadër të reformës territoriale, të cilat, sipas tyre, do të dëmtojnë identitetin dhe zhvillimin e qytetit.
Me pankarta në duar dhe thirrje “Larg duart nga Patosi”, protestuesit kërkuan që të mos ndërmerren ndryshime pa u konsultuar me komunitetin lokal.
Gjatë tubimit, qytetarët shprehën shqetësimin se riorganizimi territorial mund të çojë në margjinalizimin e Patosit dhe të përshpejtojë shpopullimin e zonës.
“Boll më. Duhet ta mbrojmë me gjak. Nëse nuk e mbrojmë ne, kush do ta mbrojë? Prindërit tanë kanë derdhur gjak për këtë qytet. Nëse e humbasim, çfarë do t’u lëmë brezave që vijnë?”, u shpreh një prej protestuesve.
Banorët i bënë thirrje institucioneve që të dëgjojnë zërin e tyre dhe të marrin parasysh interesat e komunitetit përpara se të miratohet çdo ndryshim në hartën administrative.
Një tjetër qytetare tha se Patosi është ndërtuar me sakrificën e brezave të naftëtarëve dhe kërkoi sqarime nga autoritetet për arsyet e ndryshimeve të propozuara.
“Prindërit tanë kanë derdhur gjak për të ndërtuar këtë Patos. Jam bijë naftëtarësh dhe edhe bashkëshorti im është naftëtar. I kërkoj kryeministrit të na shpjegojë pse Patosi duhet të humbasë statusin e tij. Kërkojmë që zëri ynë të dëgjohet. Larg duart nga Patosi”, deklaroi ajo për mediat.









