Tetë orë operacion në Gjipe, shpëtohen 4 turistët e huaj

Facebook
WhatsApp

Ky është rasti i dytë brenda 48 orëve në Kanionet e Gjipesë ku turistë të huaj përfshihen në incidente gjatë eksplorimit të zonës.

Katër turistë të huaj janë shpëtuar mbrëmjen e së dielës, pas një operacioni të ndërlikuar kërkim-shpëtimi që zgjati rreth tetë orë në Kanionet e Gjipesë.

Turistët kishin mbetur të bllokuar në një terren të thepisur pasi ranë në një greminë, ku një prej tyre pësoi fraktura të rënda.

Menjëherë pas sinjalizimit me alarm SOS, në këtë operacion masiv u koordinuan disa struktura të emergjencave si Stacioni i Policisë Dhërmi dhe Shërbimi Zjarrfikës i Himarës; Forcat speciale Delta të Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH); Një grup alpinistësh dhe ekipe mjekësore dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

Për shkak të specifikave të terrenit dhe rënies së errësirës, operacioni i shpëtimit u nda në dy faza.

Evakuimi nga ajri (Ora 20:00): Helikopteri i Ushtrisë arriti të shpëtonte dy turistët e parë, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas, fluturimi u ndërpre për shkak të errësirës.

Ndërhyrja nga toka (Ora 23:15): Ekipet e shpëtimit vijuan operacionin në kushte të vështira dhe arritën të nxirrnin dy turistët e mbetur. Turisti i dëmtuar u transportua me barrelë drejt ambulancës për të marrë ndihmë të specializuar.

Ky është rasti i dytë brenda 48 orëve ku turistët e huaj pësojnë aksidente në Kanionet e Gjipesë, pas rastit të dy shtetasve rumunë (babë e bijë).

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë vizitorëve që të shmangin eksplorimin e shtigjeve të rrezikshme pa praninë e guidave të certifikuara dhe pa pajisjet e duhura logjistike.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick