Thellohet tragjedia në Manëz, shkon në 4 numri i viktimave

Facebook
WhatsApp

Klevis Dervishi, një prej personave që kishte mbetur i plagosur rëndë, ka ndërruar jetë, duke e çuar në katër numrin e viktimave. 16-vjeçari ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë katër ditë pas aksidentit tragjik.

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur disa ditë më parë në Manëz të Durrësit. Klevis Dervishi, një prej personave që kishte mbetur i plagosur rëndë, ka ndërruar jetë, duke e çuar në katër numrin e viktimave.

16-vjeçari ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë katër ditë pas aksidentit tragjik.

Në aksident humbën jetën edhe Kleo Vrioni, 25 vjeç, bashkëshortja e tij italiane Sara Brugnatelli, 26 vjeçe, si dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Ndërkohë, i plagosur është edhe Rejsi Vrioni, 25 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:22, teksa pesë të rinjtë po ktheheshin nga një klub nate në Maminas dhe po udhëtonin në drejtim të Katundit të Ri.

Automjeti humbi kontrollin në një kthesë, u përplas me një bordurë betoni dhe më pas u përmbys. Përplasja ishte e fortë, duke shkaktuar shkatërrimin thuajse të plotë të makinës dhe shpërndarjen e pjesëve të saj në vendngjarje.

Pamjet e regjistruara në momentet para aksidentit tregojnë se automjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë. Sipas të dhënave të ekspertizës të referuara më pas, shpejtësia e mjetit ishte rreth 114 km/orë.

Sipas të njëjtave të dhëna, drejtuesi i automjetit rezultoi në gjendje të dehur. Në raportimet e para pas aksidentit kishte vetëm dyshime për konsumimin e alkoolit, ndërsa pritej përfundimi i ekspertizës për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick