Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur gjatë natës në Tiranë, ku një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërkohë që në një banesë ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke dëmtuar dy makina që kanë qenë të parkuara në oborr.
22-vjeçari që ka mbetur i plagosur është Elvis Zirka, ndërsa në kërkim është shpallur autori Sokol Zeka (Troka).
Sa i takon lëndës plasëse, sasia e tritolit shpërtheu në banesën e Sokol Ndreut.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se shtetasi S. Z.(T)., 28 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. Z., 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 28-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në oborrin e banesës së shtetasit S. N., rreth 56 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë janë dëmtuar 2 automjete të parkuara në oborrin e kësaj banese









