Tjetër ftesë për dialog! Rama shtron “sofrën” prej guri

Facebook
WhatsApp

Para godinës së Kryeministrisë, sot është improvizuar një “sofër” shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog drejtuar protestuesve, duke theksuar rëndësinë e komunikimit për adresimin e shqetësimeve të tyre. Para godinës së Kryeministrisë, sot është improvizuar një “sofër” shqiptare, me disa sfungjerë dhe një tryezë prej guri.

“Mirëmëngjes”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar mëngjesin e kësaj të shtune në “Facebook”.

Kujtojmë se ditën e sotme është thirrur protestë kombëtare dhe pritet një pjesëmarrje masive. Pedagogët pritet të mblidhen sot në orën 10:00 pranë Universitetit Politeknik, ndërsa në orën 14:00 është njoftuar bashkimi i grupeve të studentëve në protestën përpara Kryeministrisë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick