Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Pritet që këqyrja e vendngjarjes dhe veprimet hetimore të përcaktojnë pikën e nisjes së flakëve dhe shkakun e tyre.
Një tjetër zjarr i fuqishëm ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele një resort në Jug të vendit.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë–Syri i Kaltër rreth orës 05:30, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientet e resortit, duke e shkrumbuar totalisht siç shihte edhe nga fotot.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Grupi hetimor pritet të kryejë verifikimet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit.
“Mesopotam Agroturizëm” ishte një prej strukturave turistike të njohura në zonën e Mesopotamit. I ndërtuar rreth tre vite më parë, resorti ishte kthyer në një destinacion të frekuentuar përgjatë rrugës që lidh Sarandën me Syrin e Kaltër.
Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.









