Hetimet për rastin vijojnë, me qëllim identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale. Ndërkaq, një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.
Një 20-vjeçar nga Bathorja është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se kishte porositur nga SHBA-ja një pako me mbi 4.6 kilogramë Cannabis me përqindje të lartë THC.
Sipas policisë, në pranga ra shtetasi D. S., 20 vjeç, banues në Bathore. Brenda pakos ndodheshin tetë paketime me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis, me përqindje të lartë THC dhe me peshë totale 4 kilogramë e 641 gramë.
Pakoja u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 20-vjeçari u arrestua nga shërbimet e Policisë.
Hetimet për rastin vijojnë, me qëllim identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Delivery”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike nga SHBA-ja, me qëllim shitjen në Shqipëri. Identifikohet dhe vihet në pranga 20-vjeçari, i cili kishte porositur një pako me Cannabis me përqindje të lartë THC.
Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me filialin “Qendra Tranzite” të Postës Shqiptare, finalizoi operacionin policor të koduar “Delivery”.
Në kuadër të këtij operacioni, pas një hetimi të kryer për rastin, u bë i mundur identifikimi i shtetasit D. S., 20 vjeç, banues në Bathore, si porositës i pakos me 4 kg e 641 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, e dyshuar se ishte trafikuar nga SHBA-ja. Në vijim të veprimeve procedurale, 20-vjeçari u vu në pranga nga shërbimet e Policisë.
Pakoja, e cila përmbante 8 paketime me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis, me peshë totale 4 kg e 641 gramë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga ana e Policisë po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Ndërkaq, një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Interpol Tirana njofton se, falë bashkëpunimit me homologët e Interpol Abu Dhabi, është finalizuar procedura për ekstradimin në Shqipëri të Bamir Halili Axhamit, 30 vjeç, lindur në Kukës.
Axhami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.
Sipas Policisë, ekstradimi u bë i mundur pas koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe specialistëve të Interpol Abu Dhabi. Pas ekstradimit nga Dubai, 30-vjeçari do të përballet me procedurat e mëtejshme ligjore në Shqipëri për akuzat e ngritura ndaj tij.









