Tritol makinës në pronësi të avokatit Idajet Beqiri

Facebook
WhatsApp

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Makina që iu vendos lënda plasëse është në pronësi të avokatit Idajet Beqiri dhe bashkëshortes së tij.

Këtë mëngjes, rreth orës 09:15 minuta një sasi tritoli shpërtheu në makinën e avokatit Idajet Beqiri në zemër të Tiranës. Makina “Mercedes Benz” ishte e parkuar mes pallateve pranë Gjykatës Civile dhe shkollës “Pjetër Budi” mes rrugëve “Myslym Shyri” dhe zonës së “Tiranës së Re” në kryeqytet.

Sipas policisë makina ishte në përdorim të avokatit të njohur, por e regjistruar ishte në emrin e bashkëshortes së tij, Nexhi Beqiri.

Shpërthimi ishte i fortë, aq sa u dëgjua qindra metra larg, duke bërë që banorët pranë zonës të ishin në panik. Ende nuk dihet sasia e eksplozivit të vendosur, apo mënyra e shpërthimit, teksa policia pritet të bëjë kqyrjen e pamjeve filmike. Nga shpërthimi makina duket e dëmtuar, ndërsa kanë rrezikuar edhe makinat pranë.

Ende nuk dihen detajet lidhur me motivin e autorit apo autorëve, që mund të lidhet me profesionin e Beqirit apo për pikëpamjet e tij politike, të shprehura publikisht.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick