Tronditet Italia, ekzekutohet bosi mafioz i Camorra-s

Facebook
WhatsApp

Raffaele Afeltra konsiderohej një prej figurave historike të klanit Afeltra-Di Martino, i njohur edhe si klani i Monti Lattari-t, një grup kriminal me rrënjë në territorin e zonës napolitane.

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra u vra me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, Afeltra u qëllua disa herë me pistoletë nga autorë të panjohur. 69-vjeçari ishte liruar prej pak kohësh nga burgu, ndërsa emri i tij ishte prej vitesh i lidhur me botën e krimit të organizuar në zonën e Napolit.

Raffaele Afeltra konsiderohej një prej figurave historike të klanit Afeltra-Di Martino, i njohur edhe si klani i Monti Lattari-t, një grup kriminal me rrënjë në territorin e zonës napolitane. Vrasja e tij rikthen në vëmendje aktivitetin e organizatave kriminale dhe ekuilibrat e vjetër mes grupeve të Kamorrës.

Menjëherë pas atentatit, në vendngjarje mbërritën karabinierët e kompanisë së Castellammare di Stabia dhe efektivët e Njësisë Hetimore të Torre Annunziata. Forcat e rendit kanë nisur mbledhjen e provave dhe kryerjen e ekspertizave për të përcaktuar me saktësi mënyrën sesi u krye atentati, numrin e të shtënave dhe pozicionin e autorëve.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur motivin e vrasjes dhe nëse ajo lidhet me një përplasje të mundshme mes grupeve kriminale, një konflikt të brendshëm apo një hakmarrje të lidhur me aktivitetin e mëparshëm të viktimës.

Deri tani nuk raportohet për persona të arrestuar apo të ndaluar për ngjarjen. Autoritetet po analizojnë lëvizjet e Afeltrës në ditët e fundit, personat me të cilët kishte kontakte dhe çdo kërcënim apo sinjal të mëparshëm që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e porositësve të mundshëm.

Vrasja e 69-vjeçarit ndodh në një zonë të njohur për praninë historike të grupeve kriminale dhe për konfliktet që kanë shoqëruar prej vitesh botën e Kamorrës. Tashmë hetuesit duhet të përcaktojnë nëse ekzekutimi i Afeltrës është një ngjarje e izoluar apo shenjë e një përplasjeje të re për kontrollin dhe ndikimin në territor.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick