Tronditet Lezha, një plagosje dhe shpërthim tritoli

Facebook
WhatsApp

Në Shëngjin, një 35-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti në një lokal. Në Balldren i Vjetër, një shpërthim me tritol pranë banesave të familjes Nikulaj riktheu frikën e një hasmërie të vjetër.

Lezha u përfshi nga dy ngjarje të rënda brenda pak orësh, duke rritur ndjeshëm tensionin në zonë. Paraditen e së mërkurës, një konflikt i nisur në ambientet e një lokali në zonën e Kunës në Shëngjin degradoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas të dhënave paraprake, debati ka shpërthyer mes disa të rinjve dhe menaxherit të lokalit, për motive ende të paqarta. Situata ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa njëri prej të përfshirëve ka qëlluar me armë, duke lënë të plagosur Kristian Gjonin, rreth 35 vjeç.

I dëmtuari ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në prani të pushuesve dhe turistëve të shumtë që frekuentonin zonën bregdetare, fatmirësisht pa persona të tjerë të lënduar.

Pas të shtënave, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe vijon punën për kapjen e tyre. Burime zyrtare bëjnë me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit, një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në fshatin Balldren i Vjetër, pranë banesave të familjes Nikulaj. Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse ka shpërthyer në një terren të hapur me grumbuj gurësh, pa shkaktuar dëme në njerëz apo në banesa. Policia ka shoqëruar një person të dyshuar dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Kjo ngjarje rikthen në vëmendje konfliktin e hershëm mes familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj, një hasmëri që prej vitit 1996 ka prodhuar një seri vrasjesh dhe përplasjesh të armatosura në zonën e Lezhës. Edhe pse shpërthimi i fundit nuk la pasoja, ai ka rritur ndjeshëm shqetësimin në komunitet, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick