Javët e fundit, administrata Trump është përqendruar gjithnjë e më shumë në presionin ekonomik ndaj Iranit, pasi kanalet diplomatike mbeten kryesisht të mbyllura.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë hyrë në një raund të ri konfrontimi të ashpër mbi Ngushticën e Hormuzit, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se synon ta shpallë të atë si “territor të SHBA-së”.
“Pasi të përfundojmë mposhtjen e Iranit, i cili po pëson një disfatë shumë të rëndë, shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump, sipas New York Post.
Presidenti amerikan nuk dha hollësi se si administrata e tij do të synonte ta realizonte një hap të tillë dhe as se çfarë statusi juridik do të kërkonte t’i jepte ngushticës. Deklarata e tij, megjithatë, e vendos sërish në qendër të vëmendjes kontrollin mbi një prej korridoreve detare më të rëndësishme për furnizimin botëror me energji.
Pas kësaj ka ardhur edhe përgjigjia e Teheranit. Teherani e hodhi poshtë kategorikisht deklaratën e presidentit amerikan, duke theksuar se Ngushtica mbetet iraniane dhe do të hapet vetëm me vendimin e tij.
Mediat shkruajnë se Ngushtica e Hormuzit ka mbetur e mbyllur që nga fillimi i luftës, ndërsa SHBA-të kanë vendosur bllokadë në portet iraniane në Gjirin Persik.
President Donald Trump mbrojti vendimin e tij për të shkuar në luftë me Iranin, pavarësisht rritjes prej 35% të çmimit të benzinës në SHBA. Aktualisht nuk ka negociata midis dy vendeve, pavarësisht kontakteve që po bëhen nëpërmjet ndërmjetësve nga Katari dhe Pakistani.
Në javët e fundit, administrata Trump është përqendruar gjithnjë e më shumë në presionin ekonomik ndaj Iranit, pasi kanalet diplomatike mbeten kryesisht të mbyllura. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni ka pezulluar për momentin, fushatën e bombardimeve kundër Republikës Islamike.









