Trump tenton të puthë Melanian, por Zonja e Parë kthen faqen

Facebook
WhatsApp

Një moment mes presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortes së tij, Melania Trump, tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale. Zonja e Parë u duk sikur shmangu puthjen e presidentit gjatë një ceremonie për nënshkrimin e një dekreti mbi shëndetin e grave.

Një moment i sikletshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortes së tij, Melania Trump, tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale gjatë një konference për shtyp të hënën, në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Zonja e Parë qëndruan krah njëri-tjetrit gjatë ceremonisë së nënshkrimit të një dekreti ekzekutiv që parashikon krijimin e një grupi të posaçëm pune për shëndetin e grave, si dhe ngritjen e një Departamenti të Shëndetit të Grave pranë Instituteve Kombëtare të Shëndetit në SHBA.

Megjithatë, kur presidenti amerikan u përpoq të puthte bashkëshorten, ajo u duk sikur e shmangu, duke kthyer faqen drejt tij në vend që ta puthte në buzë.

Nuk është e qartë nëse reagimi i Melania Trump, e cila këtë vit mbush 21 vjet martesë me presidentin amerikan, lidhej me një koment që Donald Trump kishte bërë më herët gjatë ceremonisë.

Pasi nënshkroi dekretin dhe ia dorëzoi stilolapsin Zonjës së Parë, presidenti komentoi: “Nuk e di nëse firma e saj ka ndonjë vlerë”.

Melania Trump iu përgjigj: “Firma jote është më e rëndësishmja”.

Më herët, Trump kishte shpjeguar se si kishte lindur iniciativa për nënshkrimin e dekretit.

“Kur e mora vesh, thashë: ‘A jeni të sigurt që nuk ekziston tashmë diçka e tillë? Kush dreqin nuk do të kishte një departament për shëndetin e grave?’. Melania më tha: ‘Nuk ekziston’. Prandaj, bravo”, deklaroi presidenti amerikan.

Më pas, Trump vlerësoi inteligjencën e bashkëshortes së tij, duke theksuar se ajo e kuptonte rëndësinë e kësaj çështjeje.

“Shikojeni. Mendoni se është e lehtë të merresh me të? Nuk është edhe aq e lehtë, por është shumë inteligjente”, tha ai.

Pas momentit të sikletshëm me puthjen, presidenti amerikan i kapi dorën bashkëshortes, e përkëdheli lehtë me pëllëmbë dhe i tha: “Bravo”.

Pamjet e këtij momenti u komentuan në rrjetet sociale, ndërsa nuk ka ndonjë shpjegim të konfirmuar për gjestin e Zonjës së Parë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick