U aksidentua një ditë më parë në Fier, vdes te Trauma 19-vjeçari!

Facebook
WhatsApp

Në të njëjtin aksident mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë që udhëtonin në automjet.

19-vjeçari nga Fieri, Indrit Shyti i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur një ditë më parë në aksin Mbrostar–Levan, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

I riu ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Volkswagen”, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit. Automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin anësor.

Si pasojë e aksidentit, ai u plagos rëndë dhe fillimisht u transportua në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Më pas, për shkak të gjendjes së rëndë, ai u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtin aksident mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë që udhëtonin në automjet.

Policia dhe ekspertët e kriminalistikës vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe shkakun e humbjes së kontrollit të automjetit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick