U arrestuan gjatë përplasjeve me policinë, lirohen 38 protestues

Facebook
WhatsApp

Pas shqyrtimit të rasteve, gjykata ka vendosur që të gjithë personat e arrestuar të qëndrojnë në liri, ndërsa 30 prej tyre do të duhet të respektojnë detyrimin për t’u paraqitur pranë autoriteteve, sipas kushteve të përcaktuara në vendimin gjyqësor.

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 38 personave të arrestuar gjatë protestave, të cilat prej nëntë ditësh janë shoqëruar me tensione, përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe incidente të shumta.

Sipas vendimit të raportuar, 30 prej të arrestuarve janë lënë në masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”, ndërsa 8 të tjerët janë liruar pa asnjë masë sigurimi.

Prej nëntë ditësh, protestat janë karakterizuar nga situata të tensionuara, ku nuk kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Gjatë tubimeve janë regjistruar incidente që kanë sjellë ndërhyrjen e forcave të rendit, shoqërimin dhe arrestimin e disa pjesëmarrësve.

Pas shqyrtimit të rasteve, gjykata ka vendosur që të gjithë personat e arrestuar të qëndrojnë në liri, ndërsa 30 prej tyre do të duhet të respektojnë detyrimin për t’u paraqitur pranë autoriteteve, sipas kushteve të përcaktuara në vendimin gjyqësor.

Vendimi vjen pas nëntë ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe arrestime, ndërsa për 8 prej të ndaluarve nuk është caktuar asnjë masë sigurimi.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick