U gjobit për protestën, mblidhen 116 mijë euro për Erind Goçlarin

Facebook
WhatsApp

Djaloshi është kthyer në personazhin e momentit pasi rrëfeu kushtet e vështira ku jeton së bashku me të atin, motrën dhe vëllanë. Me nënën që i ka ndërruar jetë dhe që thotë se i mungon shumë, familja jeton vetëm me një kemp dhe kryefamiljari e ka të pamundur të punojë.

17-vjeçari Erind Goçlari ishte i pari person në Shqipëri i cili u gjobit nga Policia e Shtetit me 5 milionë lekë (të vjetër) gjobë për pjesëmarrjen dhe aktet e dhunës në protestën studentore të 7 nëntorit 2026.

Djaloshi është kthyer në personazhin e momentit pasi rrëfeu kushtet e vështira ku jeton së bashku me të atin, motrën dhe vëllanë. Me nënën që i ka ndërruar jetë dhe që thotë se i mungon shumë, familja jeton vetëm me një kemp dhe kryefamiljari e ka të pamundur të punojë.

Gazetari Osman Stafa ka shkuar në shtëpinë e të miturit, i cili jeton vetëm me të atin, motrën dhe vëllain e tij pasi e ëma ka ndërruar jetë. Në videon e publikuar nga gazetari Stafa, shihen kushtet e vështira në të cilat jeton adoleshenti.

Ai tregon se dritat ka 10 muaj që i kanë prerë, ndërsa punonjës të bashkisë i kanë thënë se banesën do e rregullojnë, por deri më tani nuk kanë bërë asgjë.

“Këtu jetoj unë. Kam vendosur flamurin shqiptar në mur sepse është krenari ta mbash atë flamur. Kurani është gjithçka për mua. Shkoj në xhami. Kam mësuar vetë të shkoj. Nuk më ka mësuar njeri. Lutem për të pasur një të ardhme më të mirë, shtëpi të mirë, të jetoj si gjithë të tjerët. Asnjë ndihmë nga shteti. Vetëm gënjeshtra. Kanë ardhur do jua bëjmë shtëpinë.

Kanë ardhur punonjës të bashkisë. Na i kanë prerë dritat më parë, para 4 vjetësh. I prenë, babai i lidhi, ditën tjetër i prenë prapë dhe vunë gjobë 400 mijë lekë. Dritat kemi 10 muaj pa i paguar. Nëna më mungon shumë. Çdo gjë do ishte më ndryshe. Do isha më i lumtur sot. E kujtoj si gjithçka. Ajo është gjithçka për mua, pavarësisht se nuk jeton më. Do jetë gjithçka për mua derisa të vdes. U gjobita prapë dje, 50 mijë lek. Se ke qenë me protestuesit. Dhashë intervistën dhe u gjobita me 50 mijë lek. Nuk më frikëson. Normal që do jem deri në fund.”- tha ai.

Rasti i bërë publik ka prekur mijëra shqiptarë të cilët i kanë ardhur në ndihmë të riut. Në faqen e “Gofundme” të hapur për këtë rast është kërkuar mbështetje që Erindit dhe familjes së tij t’i ndërtohet një shtëpi e re.

E hapur vetëm pasditen e djeshme, shuma e kërkuar ka qenë 101 mijë euro, ndërsa në pak orë kjo shumë u tejkalua dhe deri në momentin e shkrimit të lajmit shuma ka shkuar në afro 116 mijë euro.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick