Vdes 58-vjeçari në burgun e Fierit, ja përse ishte dënuar

Facebook
WhatsApp

Ardian Malasi ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 8 vite burgim, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Një i dënuar në burgun e Fierit ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes së Ardjan Malasit ka qenë një hemorragji cerebrale.

Malasi ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 8 vite burgim, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Ai ishte pjesë e grupit të akuzuar për pastrimin e parave të përfituara nga trafiku i drogës në Belgjikë. Në të njëjtin proces janë dënuar edhe vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj, si dhe Rajmonda Dashi, ish-drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit.

Sipas dosjes së hetimit, grupi dyshohet se ka pastruar rreth 1.25 milionë euro, të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës. Malasi kishte marrë vendimin përfundimtar nga Gjykata e Posaçme e Apelit më 1 qershor 2026 dhe po vuante dënimin në regjimin e sigurisë së lartë në burgun e Fierit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick