Veliaj kundër Ramës? Kryebashkiaku refuzon Reformën Territoriale

Facebook
WhatsApp

Në letrën e tij, Veliaj i kërkon Kuvendit pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit për reformën administrativo-territoriale. Ai thotë se ndryshimi i territorit nuk është thjesht ndryshim i një harte, pasi prek autonominë vendore, përfaqësimin, financat, kompetencat dhe aksesin e qytetarëve në shërbime.

Që prej marrjes së kompetencave të plota të kryebashkiakut, me shkarkimin dhe heqjen e delegimit të postit te Anuela Ristani, Erion Veliaj, duket se po ndërton edhe një narrativë të re, në qëndrimet e tij nga qelia e paraburgimit të Durrësit.

Pas ndryshimeve të një sërë drejtuesve në Bashki, por edhe në njësitë administrative, Veliaj po rivendos të besuarit e tij në poste kyçe, ndërsa pak ditë më parë i dështuan përpjekjet për të lënë qelinë, pas rrëzimit të kërkesës së tij nga Gjykata e Lartë.

Megjithatë, edhe pse në qeli, Veliaj duket se ka rezerva me Partinë Socialiste, dhe qeverinë Rama, sa i takon Reformës Territoriale.

Pasi nuk u pranua kërkesa e tij për të qenë i pranishëm në mbledhjen e datës 29 Shtator, ku këshilli Bashkiak i Tiranës do të shprehej për Reformën, Veliaj ka vendosur që qëndrimet e tij ti shprehë përmes një deklarate të shpërndarë për mediat.

Veliaj shprehet se në parim nuk është kundër Reformës së re Territoriale, por ka një sërë rezervash, në lidhje ndryshimet që pritet të sjellë harta e re për qytetarët.

Në letrën e tij, Veliaj i kërkon Kuvendit pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit për reformën administrativo-territoriale. Ai thotë se ndryshimi i territorit nuk është thjesht ndryshim i një harte, pasi prek autonominë vendore, përfaqësimin, financat, kompetencat dhe aksesin e qytetarëve në shërbime. Teksa citon nenin 108 të Kushtetutës, Veliaj argumenton se kufijtë territorialë nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që preket.

Një nga kundërshtimet e tij kryesore është modeli i ri institucional. Projektligji kalon nga struktura aktuale Bashki–Njësi Administrative–Qytet/Fshat në modelin Bashki–Qytet–Njësi Administrative/Fshat.

Sipas Veliajt, kjo krijon një mospërputhje me ligjin aktual për vetëqeverisjen vendore, ndaj nuk mund të miratohet fillimisht harta dhe të lihet për më vonë mënyra se si do të funksionojnë institucionet në territorin e ri.

Megjithatë më shumë sesa shqetësimi i Veliajt për Reformën Territoriale, interesant është qëndrimi dhe narrativa e tij për të krijuar një distancim nga socialistët në pushtet, të cilët tashmë duket se i kanë dhënë dorë të lirë dhe në Bashkinë e Tiranës.

Nëse fillimisht kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e tij, që u rrëzua pastaj nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, tashmë duket se drejtimi i Bashkisë është lënë në ‘rënie të lirë’ deri në zgjedhjet e reja lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick