Veliaj nuk paraqitet në GJKKO. Dumani: Jo serioze dhe anti-ligjore!

Facebook
WhatsApp

Kryebashkiakuështë shprehur se dëshiron të marrë pjesë në proces, por gjendja e tij shëndetësore nuk ia mundëson këtë. Nga ana tjetër, Prokurori i Posaçëm Altin Dumani, e ka cilësuar joserioze sjelljen e tij ndaj gjykatës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk është paraqitur as sot në Gjykatën e Posaçme, ku është duke u zhvilluar procesi ndaj tij.

Në deklaratën e lexuar në gjykatë, Veliaj është shprehur se dëshiron të marrë pjesë në proces, por gjendja e tij shëndetësore nuk ia mundëson këtë.

“Megjithë vullnetin tim për të marrë pjesë në seancë gjyqësore, e kam të pamundur për shkak të këmbës së thyer. Në vijim të shkresës suaj dhe të prokurorisë, mbrojtja ime do t’ju vërë në dispozicion disa shkresa shëndetësore”, thuhet në deklaratë.

Veliaj ka ngritur gjithashtu shqetësimin për trajtimin e tij mjekësor, duke kërkuar që ndërhyrja kirurgjikale të kryhet në një spital të zgjedhur nga familja e tij dhe nga një mjek i përzgjedhur prej saj.

“Jam i ndërgjegjshëm kush më transferoi dhe kush do të vendosë për shëndetin tim. Nuk kërkoj as botox, as mbjellje flokësh, as të zbardh dhëmbët, por të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime”, është shprehur Veliaj.

Në vijim, ai ka kundërshtuar që vendimmarrja për anestezinë t’u lihet personave të tjerë. “Nuk duhet të vendosë askush kush më fut në narkozë. Ndaj kërkoj nga GJKKO të ndërhyjë dhe të marrë një vendim”, ka deklaruar Veliaj.

Përmes kësaj deklarate, Veliaj i ka kërkuar gjykatës të ndërhyjë për të garantuar trajtimin e tij mjekësor sipas kërkesës së paraqitur nga ai dhe familja e tij.

Avokati Plarent Ndreca ka kërkuar ndërprerjen e seancës gjyqësore, duke argumentuar se mbrojtja nuk mund të vijojë pa u konsultuar më parë me klientin e tij, Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, Ndreca deklaroi se Veliaj ka shprehur vullnetin për të qenë i pranishëm në seancë, ndërsa bëri të ditur se një ditë më parë kishte tentuar ta takonte në ambientet e IEVP Fier, por nuk ishte lejuar.

“Kam kërkuar shpjegime dhe nuk më janë dhënë. Jam i pamundur ta vazhdoj mbrojtjen pa u konsultuar me klientin. Janë disa elementë që duhet t’i konfirmoj me të”, u shpreh Ndreca.

Avokati theksoi se mbrojtja ka paraqitur kronologjinë e situatës shëndetësore të Veliajt dhe u kërkoi gjykatësve të marrin një vendim për këtë histori gjyqesh, çnjerëzore.

Nga ana tjetër, Prokurori i Posaçëm Altin Dumani, e ka cilësuar joserioze, qasjen e Erion Veliajt, në raport me Gjykatën e Posaçme, ku mungon për të disatën here në çështjen e tij, me pretendimin se nuk ia lejon gjendja shëndetësore.

Ai dhe prokurori tjetër Ols Dado u shprehen se nuk ka arsye për ta shtyrë sërish seancën, pasi edhe në letër, Veliaj nuk e kushtëzon, praninë e tij në seancë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick