Video/Çahet dritarja, momente paniku në linjën Selanik-Mynih

Facebook
WhatsApp

Kabina pësoi rënie të presionit dhe pasagjerët e tjerë mbanin në krahë një burrë serb 61-vjeçar i cili ishte ulur pranë dritares së thyer dhe po tërhiqej nga era ndërsa maskat binin.

Momente dramatike përjetuan në ajër mëngjesin e së premtes pasagjerët e një fluturimi të Ryanair nga aeroporti “Maqedonia” i Selanikut për në Mynih, teksa një dritare u thye dhe ajri thithi një pasagjer, i cili u shpëtua në momentin e fundit falë ndihmës së gruas së tij që ishte ulur pranë.

Lajmi u bë fillimisht i ditur nga ankesa e një pasagjeri raportojnë mediat greke, i cili përshkroi se gjatë fluturimit u dëgjua një zhurmë e fortë dhe një dritare e aeroplanit u thye.

Sipas ankesës, kabina pësoi rënie të presionit dhe pasagjerët e tjerë mbanin në krahë një burrë serb 61-vjeçar i cili ishte ulur pranë dritares së thyer dhe po tërhiqej nga era ndërsa maskat binin. Sipas ankesës, piloti ndryshoi kursin dhe e ktheu avionin në aeroport.

Sipas informacioneve, pasagjerja e huaj që ishte ulur pranë xhamit të thyer është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spital me dëmtim në qafë.

Informacionet tregojnë se edhe një grua shtatzënë është dërguar nga i njëjti fluturim në spitalin e Selanikut, ku i është nënshtruar një ekografie dhe është larguar nga spitali pasi nuk është zbuluar asgjë shqetësuese.

Një serb 61-vjeçar ndodhet aktualisht në spital me djegie nga fërkimi që pësoi gjatë fluturimit për në Mynih.

Aeroplani u detyrua të ulej në Selanik, ndoshta në një rast urgjence, dhe pasagjeri i plagosur u dërgua në spital.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick