VIDEO/Si 22-vjeçari u përplas për vdekje me skafin e policisë 

Facebook
WhatsApp

Në video shihet mjeti i të riut me shpejtësi të lartë duke u përplasur me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil.

Ky është momenti kur 22-vjeçari Albiano Kreçi humb kontrollin e mjetit lundrues dhe përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, aksident që i kushtoi jetën.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë i riu humbi jetën. Menjëherë pas ngjarjes, efektivët e policisë dhe persona të tjerë që ndodheshin në zonë kanë ndërhyrë për ta nxjerrë të riun nga deti dhe për t’i dhënë ndihmën e parë. Ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 18:30, rreth 400 metra larg bregut të Ksamilit. Policia bëri me dije se i riu po drejtonte një mjet lundrues tip “jet ski” (makinë lundruese), kur dyshohet se u përplas me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar në det gjatë kryerjes së detyrës.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick