Video\Aksident në aksin Çermë-Divjakë, një i vdekur, 5 të plagosur 

Facebook
WhatsApp

Nga ky aksident ka humbur jetën 39-vjeçari Barjam Kacani që udhëtonte me “Opel”-in me të cilin është plagosur kokë më kokë me një “BMW”. Në këtë të fundit është plagosur një familje prej 4 personash, çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët e tyre.

Një aksident tragjik është regjistruar në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin, ku një përplasje ballore mes një automjeti tip BMW dhe një Opel i mori jetën një 39-vjeçari.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se automjeti Opel është shkatërruar pothuajse plotësisht nga forca e përplasjes. Viktima është identifikuar si Bajram Kaçani, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili udhëtonte me Opel dhe humbi jetën në vend.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe pesë persona që udhëtonin me BMW, mes tyre tre fëmijë. Sipas burimeve mjekësore, fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosurit u transportuan me autoambulancë në Spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik, ku humbi jetën 39-vjeçari Bajram Kaçani, baba i tre fëmijëve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick