Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak. Enea Shparthi ishte arrestuar në flagrancë më 29 gusht, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”.
Një 32-vjeçar që ndodhej i arrestuar në Komisariatin e Policisë Vlorë ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore në dhomat e shoqërimit.
Përmes një njoftimi për mediat policia bëri me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 09:50, kur shtetasi Enea Shparthi, banues në Vlorë, është konstatuar me probleme të rënda shëndetësore.
32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar se ai kishte humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak. 32-vjeçari ishte arrestuar në flagrancë më 29 gusht, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ndërkohë dy persona janë arrestuar në Peqin, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer të paktën katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan. Tre prej rasteve dyshohet se janë kryer gjatë javës së fundit.
Operacioni i koduar “Gjurmët” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas një hetimi për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Në pranga janë vënë G. Y., 34 vjeç, dhe F. J., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Sipas policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit kanë vepruar së bashku, duke kryer vjedhje në banesa, biznese dhe automjete në Peqin dhe Elbasan. Nga këto vjedhje dyshohet se kanë marrë shuma parash dhe sende me vlerë.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet të marrë me qira, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve. Po ashtu, u gjetën dhe sekuestruan mjete të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për hapjen e dyerve, bravave dhe qepenave, si dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe për zbardhjen e rastev









