Von der Leyen: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

Facebook
WhatsApp

Presidentja e BE viziton Prishtinën dhe komenton dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Mbrojtja ka të drejtë të apelojë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është duke zhvilluar një vizitë zyrtare ditën e sotme në Kosovë, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.

Në një konferencë për mediat, Von der Leyen ka komentuar edhe dënimi ne ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Von der Leyen tha se viti 1999 mbetet pjesë e pandashme e kujtesës së qytetarëve të Kosovës, duke përmendur represionin, krizën humanitare dhe vuajtjet e popullsisë. Ajo shtoi se asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë historinë, e po ashtu se mbrojtja ka të drejtë të apelojë dënimin.

“Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. Viti 1999 është i skalitur në memorien tuaj kolektive. Aktgjykimi i Gjykatës Speciale ka shkaktuar emocione të fuqishme dhe çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që thërrasin për qetësi. Vendimi është dhënë nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet. Mbrojtja ka të drejtë të apelojë.

Një gjë është e qartë: ky aktgjykim ka të bëjë me përgjegjësi individuale të personave të pandehur. Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim dhe duhet ta respektojmë kujtesën për të gjitha viktimat, nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së, duke theksuar mbështetjen evropiane për rindërtimin, zhvillimin ekonomik, reformat dhe forcimin e institucioneve.

“Kosovën e kemi partner të fuqishëm. Kemi mbështetur rindërtimin, zhvillimin ekonomik, reformat dhe themelimin e institucioneve demokratike. E ardhmja e Kosovës është në BE”, deklaroi Von der Leyen.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick