Vrasja e çiftit Mujeci, arrestohet 40-vjeçari që ndihmoi autorët

Facebook
WhatsApp

Besnik Kolndreu u lokalizua dhe u arrestua në Ulqin të Malit të Zi pas informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe bashkëpunimit me autoritetet malazeze.

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci është lokalizuar dhe arrestuar në Ulqin të Malit të Zi, falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve policore malazeze.

Sipas Policisë së Shtetit, kapja e shtetasit Besnik Kolndreu u bë pas sigurimit të informacionit për vendndodhjen e tij dhe shkëmbimit në kohë reale të të dhënave me Policinë e Malit të Zi. Pas arrestimit, ai u deportua në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, ku iu dorëzua shërbimeve të Policisë Kufitare shqiptare dhe më pas u shoqërua nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Lezhë ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar ndaj Kolndreut nga Gjykata e Lezhës për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.

Hetimet lidhen me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë me armë zjarri bashkëshortët Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se Besnik Kolndreu dyshohet se ka ndihmuar autorët e krimit duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur prej tyre pas vrasjes. Automjeti është gjetur dhe sekuestruar nga policia gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të hetimeve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.


Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick