Vrasja e shqiptares në Greqi, Esma Meço donte të divorcohej

Facebook
WhatsApp

Mediat greke raportojnë se 44-vjeçarja kishte qenë viktimë e dhunës në familje për një periudhë të gjatë. Sipas raportimeve, ajo kishte vendosur të ndahej nga bashkëshorti dhe kishte caktuar për ditën e sotme një takim me avokaten e saj. Kjo e fundit ka bërë të ditur se çifti kohët e fundit nuk jetonte së bashku.

Është publikuar sot fotografia e 44-vjeçares shqiptare Esma Meço, e cila u vra një ditë më parë me thikë në Greqi, ndërsa autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, 53-vjeçari Bujar Meço. Sipas mediave greke, viktima kishte vendosur t’i jepte fund martesës dhe kishte planifikuar një takim me avokaten e saj për të vijuar procedurat e divorcit.

Esma Meço, me origjinë nga Gramshi, u godit për vdekje me thikë në zonën e qafës. Mediat greke raportojnë se 44-vjeçarja kishte qenë viktimë e dhunës në familje për një periudhë të gjatë.

Sipas raportimeve, ajo kishte vendosur të ndahej nga bashkëshorti dhe kishte caktuar për ditën e sotme një takim me avokaten e saj. Kjo e fundit ka bërë të ditur se çifti kohët e fundit nuk jetonte së bashku.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezulton se 44-vjeçarja ndërroi jetë në vend si pasojë e plagës së rëndë të shkaktuar nga goditja me thikë.

“Plaga me thikë në pjesën e qafës ishte e thellë, me tehun që arrinte dhe depërtonte në mushkërinë e djathtë, i shkaktoi gjakderdhje”, shkruan Prothotema.gr.

Avokatja Evangelia Kola, e cila përfaqësonte 44-vjeçaren, deklaroi për mediat greke se Esma kishte marrë vendimin për t’u divorcuar nga 53-vjeçari.

Nga hetimet paraprake, sipas raportimeve të mediave greke, dyshohet se xhelozia mund të ketë qenë një nga shkaqet e konflikteve dhe dhunës ndaj 44-vjeçares. Hetuesit nuk përjashtojnë as mundësinë që vendimi i saj për divorc të ketë ndikuar në përshkallëzimin e situatës.

Në vitin 2022, Esma e kishte denoncuar bashkëshortin për dhunë në familje, në kohën kur ndodheshin në Kretë. Ai ishte arrestuar, por më pas ishte liruar.

“Viktima ishte sulmuar shumë herë nga bashkëshorti i saj. Nuk ishte vetëm incidenti i vitit 2022″, tha ajo, duke përshkruar një histori dhune që, sipas saj, kishte zgjatur me kalimin e kohës.

“Xhelozia dhe pavarësia e saj financiare, të cilat ajo ishte përpjekur t’i fitonte gjatë gjithë këtyre viteve, ishin shkaku i dhunës në familje”, tha ajo.

Mediat greke raportojnë gjithashtu se 53-vjeçari merrte medikamente dhe në të kaluarën ishte shtruar në një klinikë psikiatrike. Sipas të njëjtave raportime, në atë kohë ishte vlerësuar se nuk kishte nevojë për vijimin e shtrimit në spital.

Hetimet e autoriteteve greke vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat dhe motivin e plotë të vrasjes së 44-vjeçares shqiptare.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick