Vrau portugezin në Ksamil, arrestohet në Fier Sokrat Vata (video)

Facebook
WhatsApp

Blutë e Sarandës dyshojnë se 20-vjeçari është përfshirë në një konflikt për një vajzë dhe më pas është goditur me thikë nga Sokrat Vata, i cili ishte truproja i ‘Principotes’. 

Sokrat Vata, autori i vrasjes së 20-vjeçarit portugez mëngjesin e sotëm në Ksamil është vënë në pranga nga policia. Arratia e 29-vjeçarit nga Hasi, zgjati vetëm disa orë, pasi ai u kap në Levan të Fierit, teksa ishte fshehur në bagazhin e një makine.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kesaj të marte, ku i riu Miguel Mendes është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë lokalit ‘Principotes’.

Blutë e Sarandës dyshojnë se 20-vjeçari është përfshirë në një konflikt për një vajzë dhe më pas është goditur me thikë nga Sokrat Vata, i cili ishte truproja i ‘Principotes’. 

Migel Mendes ka qenë klient në ‘Principotes’ me disa persona të tjerë. Në konflikt mësohet se kanë qenë edhe disa persona të përfshirë, ku e kanë nxjerr nga lokali deri tek porta dhe më pas 29-vjeçari e ka goditur me thikë. 

Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi, por arratia e tij nuk zgjati shumë. Autori 29-vjeçar nuk është një emër i panjohur pasi ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar dhe dënuar në Angli për trafik droge me pesë vite burg.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick