Vuçiç: Gjykata Speciale do të rrëzojë akuzat ndaj Hashim Thaçit

Facebook
WhatsApp

Presidenti serb citoi informacione për të cilat thotë se i kanë mbërritur nga shërbimet serbe të inteligjencës. Ai shtoi se një vendim i tillë do të përdorej nga Perëndimi për të përcjellë, sipas tij, mesazhin se serbët janë të vetmit përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Aleksandar Vuçiç pretendon se vendimi ndaj ish krerëve të UCK-së që po gjykohen në Hagë do të mjaft i butë për ta.

Duke cituar informacione për të cilat thotë se i kanë mbërritur nga shërbimet serbe të inteligjencës, kreu i shtetit serb u shpreh se aktgjykimi do të jetë i tillë që dënimi në fund të mbulohet me kohën e kaluar tashmë prej tyre në paraburgim, ndërsa, sipas tij, pjesa kryesore e akuzave që lidhen me krimet e supozuara ndaj serbëve, do të rrëzohet.

“Një lloj dënimi do të ketë, por jo për shkak të viktimave serbe. Do të jetë vetëm sa për të mbuluar kohën e paraburgimit. Dhe pastaj, përsa i takon krimeve më të rënda kundër serbëve, Hashim Thaçi do të shpallet i pafajshëm”, ka deklaruar ai.

Vuciç shtoi se një vendim i tillë do të përdorej nga Perëndimi për të përcjellë, sipas tij, mesazhin se serbët janë të vetmit përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

“Na presin ditë të vështira politike. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në krime kundër serbëve në territorin e ish-Jugosllavisë, ose janë liruar, ose janë dënuar formalisht dhe më pas janë liruar në shkallët e tjera të gjykimit”, ishte komenti i tij, të cilin e lidhi edhe me çështje të tjera të shqyrtuara nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, duke përmendur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina dhe ish-komandantin boshnjak Naser Oric.

Presidenti serb u ankua se këto vendime dëshmojnë atë që ai e cilëson si një qasje “të njëanshme” ndaj gjykimit të krimeve të luftës.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick