Vuçiç minimizon protestat dhe lë të hapur rikthimin si kryeministër

Facebook
WhatsApp

Presidenti serb përsëriti se zgjedhjet do të mbahen brenda 3-4 muajve, ndërsa la të hapur mundësinë që të japë dorëheqjen si president në fund të korrikut.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka zgjedhur sërish të ironizojë lëvizjen studentore që prej muajsh proteston kundër qeverisë së tij, duke shmangur çdo përgjigje për kërkesat e protestuesve.

Duke komentuar protestën e zhvilluar në Kraljevë, Vuçiç tha se në të morën pjesë vetëm 3-4 mijë persona nga e gjithë Serbia dhe, me një ton përçmues, pyeti: “A janë Kokanoviç, Jovo Bakiç, Bozho Preleviç dhe Bodiroga e ardhmja?”, duke vënë në dyshim alternativën që përfaqësojnë studentët dhe mbështetësit e tyre.

Në të njëjtën konferencë, Vuçiç përsëriti se zgjedhjet do të mbahen brenda 3-4 muajve, ndërsa la të hapur mundësinë që të japë dorëheqjen si president në fund të korrikut, gjatë gushtit ose më 1 shtator, për t’u rikthyer si kandidat për kryeministër nëse propozohet nga kampi i tij politik.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur protestat studentore vazhdojnë në mbarë Serbinë, duke kërkuar ndryshime politike dhe zgjedhje të parakohshme.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick