Xhaxhai i Aleks Nikës: Heqja e pllakës, fyerje e rëndë!

Facebook
WhatsApp

Mark Nika e cilësoi heqjen e pllakës si një tjetër goditje për familjen

Familjarët e Aleks Nikës kanë reaguar pas heqjes së pllakës përkujtimore për vrasjen e tij, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. 

Mark Nika, xhaxhai i protestuesit të vrarë më 21 janar të vitit 2011, thotë se nuk e di se kush e ka hequr pllakën, por thekson se familja kërkon që përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Në një reagim për mediat, Mark Nika e cilësoi heqjen e pllakës si një tjetër goditje për familjen, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të përshpejtojë hetimet për vrasjen e 21 janarit. 

“Këtu është vrarë Aleksi më 21 janar 2011 nga Garda e Republikës. Në shenjë kujtimi është vendosur një pllakë për të përkujtuar ditën e vrasjes. Sot nga mediat mësova se forca të errëta, nuk e di se kush, e kanë hequr pllakën që ta shuajnë këtë kujtim që kemi për Aleksin. Është fyerje dhe goditje e rëndë. 

Por, ne e dimë kush janë vrasësit, SPAK po e heton çështjen dhe i bëjmë thirrje që vrasësit të shkojnë para drejtësisë dhe të mos bredhin sërish si në parlament, si jashtë saj. Është një ditë e rëndë për ne. Aleksi nuk kthehet më. Kur vinim në Tiranë, e kujtonim ku është vrarë dhe pse është vrarë. Jam i bindur që do ta riparojë qeveria dhe i bëjmë thirrje SPAK-ut që ta hetojë sa më shpejt dhe këto vrasje të mos i kemi sërish nëpër këmbë për të na krijuar dëme morale”, deklaroi Mark Nika.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick