Xi Jinping pësoi goditje të rëndë ishemike gjatë vizitës në Indi!

Facebook
WhatsApp

Xie Wanjun, me bazë në SHBA, pretendoi se Xi pësoi një goditje të rëndë ishemike, por refuzoi trajtimin në Delhi, teksa në Pekin ka nisur lufta për pushtet midis fraksioneve.

Rrjetet sociale po gumëzhijnë nga spekulimet se presidenti kinez Xi Jinping nuk mori pjesë në darkën gala të BRICS në Delhi të dielën dhe u kthye me urgjencë në Kinë për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor.

Ai ndodhej në Indi për herë të parë pas shtatë vitesh për të marrë pjesë në samitin e 18-të të BRICS, por u kthye më herët se liderat e tjerë botërorë, më 13 shtator. Xi Jinping nuk është parë në publik që nga kthimi i tij në Kinë, gjë që ka ushqyer edhe më tej thashethemet.

Një video e shpërndarë nga transmetuesi kombëtar i Indisë tregonte kryeministrin Narendra Modi duke ndaluar për pak çaste gjatë fjalimit të tij hapës në samit, për të parë gjendjen e Xi, i cili ishte ulur në të majtë të tij.

“A jeni mirë?” pyeti lideri indian, ndërsa ndihmësit dukej se po nxitonin drejt Xi. Ai e përsëriti pyetjen dhe Xi pohoi me kokë. Më pas, Modi vazhdoi fjalimin e tij.

Të mërkurën, gazetarë kinezë publikuan një video më të gjatë në rrjetin social “X”, duke pretenduar se Modi po reagonte ndaj një problemi me kufjen që presidenti përdorte për përkthimin e fjalimit.

Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi në fillim të javës se Xi u largua nga Delhi pasditen e së dielës, pasi kishte përfunduar me sukses pjesëmarrjen në samit. Vizita dukej se përputhej me itinerarin e pjesëmarrjes në samit (12-13 shtator), por zgjati vetëm rreth 24 orë.

Spekulimet për përkeqësimin e shëndetit të liderit 73-vjeçar nisën të hënën, pasi kreu i Partisë së Demokracisë së Kinës, një organizatë politike e paregjistruar, pretendoi në një postim në X se Xi kishte humbur ndjenjat gjatë samitit të BRICS dhe ishte dërguar me urgjencë në Kinë për trajtim mjekësor.

Xie Wanjun, me bazë në SHBA, pretendoi se Xi pësoi një goditje të rëndë ishemike, por refuzoi trajtimin në Delhi. Xie pohoi se presidenti kinez u dërgua në Spitalin 301 të Pekinit pasi u kthye në vendin e tij.

“Gjatë hipjes në avion, Xi Jinping ecte me vështirësi; hapat e tij ishin të pasigurt dhe trupi i anonte vazhdimisht nga e majta,” pretendoi Xie.

Gazetari amerikan Bill Gertz deklaroi të mërkurën se po qarkullojnë “zëra të shumtë” lidhur me shëndetin e Xi dhe përmendi spekulime se “grupe rivale ushtarake po mobilizohen për një luftë civile”.

Henry Gao, profesor i drejtësisë në Universitetin e Menaxhimit të Singaporit, tha se “kushdo që i hedh poshtë thashethemet e fundit për Kinën si ‘thjesht thashetheme’, ka nevojë për një leksion të thelluar mbi historinë kineze”.

“Në duart e duhura”, tha ai, thashethemet mund të shndërrohen në “armë politike”.

“Xi Jinping nuk është mirë me shëndet. Këtë herë, Kina nuk mundi ta fshihte gjendjen e tij,” shkroi në një postim analisti politik Gordon Chang. “Qarkullojnë thashetheme të bujshme se ushtria kineze ka liruar dy nga armiqtë më të fuqishëm të Xi Jinping-ut, Bo Xilai-n dhe Zhou Yongkang-un. Nëse këto thashetheme janë të vërteta – gjë që është e vështirë të besohet – Xi nuk do të ndihet i sigurt të largohet nga Kina”, tha ai, raporton The Independent.

Thashethemet rreth gjendjes shëndetësore të zotit Xi kanë ngritur pikëpyetje mbi vizitën e tij të planifikuar në SHBA, ku ai pritet të takohet me presidentin Donald Trump më 24 shtator. Ky do të jetë takimi i tyre i tretë ballë për ballë gjatë vitit të fundit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick