Zbutet masa për ish-vartësit e Ballukut, dalin nga arresti shtëpiak

Facebook
WhatsApp

Gentian Gjyli, është i pandehur në kuadër të hetimeve të SPAK për tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Ai akuzohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Gjykata e Posaçme vendosi të zbusë masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli, si dhe ish-administratorin e KESH-it, Erald Elezi, bashkë të pandehur me Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, për abuzime me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Të dy ndodheshin në masën e arrestit në shtëpi, e cila u zëvendësua me masat e “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalimit për të dalë jashtë vendit”.

Gentian Gjyli, është i pandehur në kuadër të hetimeve të SPAK për tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Ai akuzohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Sipas hetimeve të SPAK, çështja lidhet me procedurën e prokurimit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, një kontratë me vlerë rreth 170 milionë euro pa TVSH.

Gjyli ka qenë në detyrën e drejtorit të Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes në ARRSH gjatë zhvillimit të kësaj procedure.

Ndërkohë Elezi është marrë i pandehur edhe për një lot të Unazës së Madhe të Tiranës.

Nga ana tjetër ish-ministrja Belinda Balluku, po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa është e pandehur për tenderin e Llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Madhe.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick