Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në katin e pestë, ndërsa pushuesit kanë dalë në kohë nga godina. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Një zjarr ka përfshirë një hotel në Velipojë, duke detyruar pushuesit që ndodheshin brenda godinës të evakuohen. Ngjarja është regjistruar në rrugën 13, pranë zonës së Vilunit, ku flakët kanë përfshirë katin e pestë të hotelit.
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në katin e pestë, ndërsa pushuesit kanë dalë në kohë nga godina. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas njoftimit për zjarrin, në vendngjarje ka mbërritur një automjet zjarrfikës që qëndron në Velipojë gjatë sezonit turistik. Efektivët kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve dhe pengimin e përhapjes së tyre në pjesët e tjera të hotelit.
Nga Shkodra janë nisur drejt Velipojës edhe dy mjete të tjera zjarrfikëse për të mbështetur operacionin dhe për të bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake, zjarrfikësit kanë neutralizuar vatrën dhe aktualisht nuk ka rrezik që flakët të përhapen në pjesën tjetër të hotelit.
Nuk ka ende të dhëna për shkakun e zjarrit.









