Zjarret/ 5 vatra ende aktive; riaktivizohen flakët në Dajt

Facebook
WhatsApp

Në Malin e Dajtit puna ka vijuar pas riaktivizimit të tre vatrave të zjarrit. Në terren ndodhen 25 forca zjarrfikëse dhe të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të mbështetura nga 20 efektivë të Forcave të Armatosura.

Situata e zjarreve vijon të mbetet problematike në disa zona të vendit. Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat pesë mbeten aktive dhe dy të tjera janë nën mbikëqyrje.

Vatrat aktive janë përqendruar në qarqet Tiranë dhe Dibër, ndërsa në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar qindra forca nga strukturat vendore dhe Forcat e Armatosura.

Në Malin e Dajtit puna ka vijuar pas riaktivizimit të tre vatrave të zjarrit. Në terren ndodhen 25 forca zjarrfikëse dhe të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të mbështetura nga 20 efektivë të Forcave të Armatosura.

Situata mbetet aktive edhe në qarkun e Dibrës, ku vatrat e zjarrit vijojnë në Qafë të Helmës, Vajkal, Sllatinë dhe Komsi.

Në Vajkal po operojnë 61 forca, mes tyre 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Një angazhim më i madh është përqendruar në Sllatinë, ku në terren ndodhen 78 forca, ndërsa në Komsi janë dërguar edhe 25 efektivë të FA-së. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në qarkun e Elbasanit, vatrat në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje. Edhe në këto zona raportohet se nuk ka rrezik për banesat.

Gjatë së premtes operacione të konsiderueshme u zhvilluan edhe në Tërbaç dhe Vranisht të Himarës, ku përveç forcave tokësore u angazhuan dy helikopterë dhe një avion “Air Tractor”. Vatra është deklaruar e fikur.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Xhyrë të Librazhdit, ku për shuarjen e zjarrit ndërhyri edhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

Në total, gjatë 24 orëve të fundit në operacionet kundër zjarreve janë angazhuar 481 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse. Strukturat vendore janë mbështetur nga 105 efektivë të Forcave të Armatosura, dy automjete zjarrfikëse të FA-së, tre helikopterë dhe një avion “Air Tractor”.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po vijon monitorimin e situatës në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile, ndërsa forcat operacionale mbeten në gatishmëri për ndërhyrje në rast të përkeqësimit të situatës.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick