Zjarret në vend/ 6 vatra ende aktive, ja zonat më problematike

Facebook
WhatsApp

Në Malin e Dajtit, Tiranë, një pjesë e vatrave është izoluar plotësisht, ndërsa sot vijon ndërhyrja në vatrat e mbetura me 30 efektivë të FA-së. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Operacioni për izolimin dhe shuarjen e zjarreve në zonat pyjore të Tërbunit, Gojanit, Gjegjanit dhe Prozhmit në Bashkinë Pukë vijon edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa disa vatra mbeten aktive dhe nën monitorim.

Në Gjegjan, situata paraqitet më e qetë dhe nuk raportohet për përparim të flakëve.  

Në Gojan të Madh, gjatë natës janë evidentuar disa riaktivizime të zjarrit, por ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur stabilizimin e situatës. Në lagjen Pepaj, flakët nuk janë afruar më tej drejt banesave dhe zona vijon të mbahet nën vëzhgim.

Më problematike paraqitet situata në Gojan të Vogël, ku një vatër mbetet aktive dhe po përhapet në drejtim të zonës së banuar. Aktualisht nuk raportohet rrezik kritik për banesat, ndërsa në këtë sektor është përqendruar ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë, në koordinim me forcat që operojnë në terren.

Ndërkohë, në Prozhëm raportohet avancim i flakëve. Në zonë janë dislokuar dy mjete zjarrfikëse, me qëllim mbrojtjen e banesave dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast se zjarri afrohet drejt zonave të banuara.

Në të gjithë aksin Gojan–Gjegjan–Tërbun janë angazhuar 9 mjete zjarrfikëse dhe 45 efektivë të MZSH-së nga Puka, Fushë-Arrëzi, Kamza, Kukësi, Hasi dhe Shkodra. Operacioni mbështetet gjithashtu nga 13 punonjës të Shërbimit Pyjor, 60 punonjës të shërbimeve vendore, 45 vullnetarë dhe banorë të zonës, si dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura.

Prefektura e Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Bashkinë Pukë, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile, vijon koordinimin dhe monitorimin e situatës.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick