1 në 4 shqiptarë raportojnë kufizime në ecje dhe shikim

Facebook
WhatsApp

Rreth 28.4% e shqiptarëve mbi 16 vjeç raportojnë të paktën një vështirësi të moderuar ose të rëndë në aktivitetet bazë. Ecja dhe shikimi kryesojnë, ndërsa Shqipëria kalon mesataren e BE-së në katër nga gjashtë kategoritë e matura.

Më shumë se një në katër persona mbi 16 vjeç në Shqipëri përballen me të paktën një vështirësi të moderuar ose të rëndë në kryerjen e aktiviteteve bazë të jetës së përditshme.

Të dhënat e Eurostat për vitin 2022 tregojnë se kjo kategori përbën 28.4% të popullsisë, kundrejt një mesatareje prej 37.4% në Bashkimin Europian.

Fitoi jackpot 223 milionë euro, ish-gruaja i bëhet ‘makth’

Më pas renditen vështirësitë në dëgjim me 13.2%, problemet me kujtesën ose përqendrimin me 11.1%, kujdesi për veten me 8.5% dhe komunikimi me 7.3%.

Megjithëse në total Shqipëria ka një përqindje më të ulët të personave që raportojnë kufizime sesa BE-ja, situata ndryshon kur analizohen kategoritë veçmas.

Shqipëria është mbi mesataren e BE-së në katër nga gjashtë treguesit.

Për ecjen, raporti është 19.4% në Shqipëri kundrejt 18.3% në BE. Për dëgjimin, 13.2% kundrejt 11.9%, ndërsa për kujdesin ndaj vetes diferenca është 8.5% kundrejt 6.6%.

Diferenca më e madhe shfaqet te komunikimi. Në Shqipëri, 7.3% raportojnë vështirësi të moderuara ose të rënda, krahasuar me vetëm 4.7% në Bashkimin Europian.

Në të kundërt, shqiptarët raportojnë më pak probleme me shikimin dhe kujtesën ose përqendrimin. Për këtë të fundit, niveli është 11.1% në Shqipëri, kundrejt 15.2% në BE.

Edhe krahasimi me Ballkanin Perëndimor nxjerr një diferencë të dukshme. Shqipëria renditet e dyta në rajon, pas Maqedonisë së Veriut, ku 34.8% e popullsisë mbi 16 vjeç raportojnë të paktën një vështirësi. Pas Shqipërisë renditen Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi.

Te komunikimi, Shqipëria regjistron nivelin më të lartë mes vendeve të rajonit të krahasuara: 7.3%, kundrejt 6.2% në Maqedoninë e Veriut, 3.6% në Serbi, 3.4% në Bosnjë-Hercegovinë dhe 2.1% në Malin e Zi.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se një person mund të ketë më shumë se një vështirësi njëkohësisht. Nga raporti mes treguesve rezulton se shqiptarët që raportojnë të paktën një kufizim kanë mesatarisht rreth 2.8 lloje vështirësish, kundrejt rreth 2.1 në BE.

Eurostat thekson se këta tregues bazohen në vlerësimin që individët bëjnë për veten dhe jo në diagnoza mjekësore. Të dhënat mbulojnë personat mbi 16 vjeç që jetojnë në familje private dhe nuk përfshijnë personat që jetojnë në institucione.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick